
Nutriben Hidrolizada 1 (0m+) 400g
Çmimet përfshijnë TVSH. Paguaj në dorëzim.
Zgjidh një variant
Në stokPorosit sot dhe paguaj në dorëzim. Dërgesa në të gjithë Shqipërinë.
Përshkrimi i produktit+
utriben Hidrolizada 1 (0m+) Formulë qumështi e ndryshuar dhe e hidrolizuar që përdoret si ushqim dietik me përdorime mjekësore, e përshtatshme për fëmijët nga 0 muaj e deri në 6 muaj. Kjo formulë është pa laktozë dhe me proteina shumë të hidrolizuara, për ta bërë tretjen më të lehtë dhe për të reduktuar reagimet alergjike. Mund të përdoret që nga lindja kur qumështi i gjirit nuk është i mundur ose jo i mjaftueshëm, por vetëm sipas udhëzimit të mjekut. Rekomandohet veçanërisht për trajtimin e: Intolerancës dhe alergjisë ndaj proteinave të qumështit të lopës. Dermatitit atopik. Intolerancës kongjenitale ndaj laktozës. Gastroenteritit akut që tregon simptoma të mungesës së laktazës në zorrë. Çdo procesi diarreje të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Keqpërthithjes së karbohidrateve. Karakteristikat kryesore Proteina e hidrolizuar: proteina është e “thyer” në copa të vogla që trupi e tret më lehtë dhe zvogëlon rrezikun e reaksioneve alergjike. Pa laktozë: e përshtatshme për fëmijët që kanë intolerancë ndaj laktozës. DHA & GLA: acide yndyrore që ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe të retinës, si dhe kanë efekt anti-inflamator. Prebiotikë FOS: mbështesin florën e mirë të zorrëve dhe sistemin imunitar. Probiotikë (Lactobacillus rhamnosus): ndihmojnë shëndetin intestinal dhe kundër inflamacionit alergjik. Udhëzime mbi përdorimin Sterilizohen biberonët dhe enët e tjera paraprakisht. Vlohet uji dhe më pas ftohet deri në 45°C. Lahen duart para përgatitjes së qumështit. Qumështi i mbetur i pakonsumuar në biberon nuk duhet të ruhet për përdorim të mëvonshëm. Të mos përdoret pas datës së skadencës së treguar në fund të kutisë. Kujdes! Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohu me mjekun.
Dërgesa dhe kthimi+
Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë me 300 L, falas për porosi mbi 5.000 L.
Porositë në Vlorë dorëzohen zakonisht brenda 24 orëve.
Kthimi pranohet brenda 14 ditësh për produkte të pahapura dhe në gjendjen origjinale. Shiko politikën e kthimit.
Detaje dhe kujdes+
- Marka
- Babyland
- Mosha
- Të gjitha moshat
- Kodi i produktit
- BL-NUTRIBEN-ABJ7
- Kategoria
- Qumshte, drithra dhe snacks
Përvoja e nënave
Vlerësimet e klientëve
Nuk ka vlerësime ende
Nëse e ke provuar këtë produkt, ndaj përvojën me nënat e tjera.
Mund të të pëlqejnë



