Të dhënat e tua
Politika e privatësisë
Ne mbledhim vetëm të dhënat që na duhen për ta dërguar porosinë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tua.
Çfarë të dhënash mbledhim
Kur bën një porosi, mbledhim emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, email-in (nëse e jep), adresën e dërgesës dhe shënimet që zgjedh të shkruash. Nuk ruajmë të dhëna kartash, sepse nuk pranojmë pagesa online.
Për çfarë i përdorim
- Për të përgatitur, dërguar dhe ndjekur porosinë.
- Për të të kontaktuar lidhur me porosinë ose një kthim.
- Për të dërguar lajme dhe oferta, vetëm nëse je regjistruar vullnetarisht.
- Për të përmirësuar shërbimin dhe për të parandaluar abuzime.
Kush i mban të dhënat
Të dhënat e porosive ruhen në serverat tanë të sigurt dhe u jepen vetëm personave që merren me përgatitjen dhe dërgesën e porosisë. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me reklamues.
Sa kohë i ruajmë
Të dhënat e porosive ruhen për nevoja kontabël dhe të garancisë. Mund të na kërkosh fshirjen e të dhënave që nuk na duhen më për detyrime ligjore.
Të drejtat e tua
Mund të na shkruash në info@babyland.al për të kërkuar akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave, ose për të hequr emailin nga lista e lajmeve. Përgjigjemi brenda 30 ditësh.
Cookies
Përdorim cookies teknike për funksionimin e shportës, për sesionin e administratorit dhe për të mbajtur mend që e ke shikuar porosinë tënde. Shporta ruhet lokalisht në shfletuesin tënd.
Për çdo pyetje rreth privatësisë, kontakto info@babyland.al ose telefono 068 455 2475. Adresa: Rruga "Lef Sallata", tek kryqëzimi Omonia, Vlorë.